KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Junker: Nuk ka garanci se aleatët tanë të së nesërmes do të vijojnë të jenë aleatët tanë të së ardhmes

Junker: Nuk ka garanci se aleatët tanë të së nesërmes do të vijojnë të jenë aleatët tanë të së ardhmes

Në fjalimin e tij vjetor  para Parlamentit Europian mbi gjendjen ku ndodhet unioni, kreu i komisionit Europian Zhon Klod Junker vlerësoi historitë e suksesit të zgjerimit të Bashkimit Europian, në lidhje me të cilat ai tha se e kanë lejuar kontinentin të ekportojë qëndrueshmërinë e tij. Për Junker, BE duket të marrë një qëndrim të drejtpërdrejtë përsa i përket perspektivës së anëtarësimit të vendeve të Basllkanit Perëndimor. – Përndryshe, theksoi Junker –  fqinjët tanë do të formësohen nga aktorë të tjerë.  Junker  gjithashtu i bëri thirrje Bashkimit Europian të flasë dhe të veprojë si një i vetëm në skenën botërore, të mbrojë vlerat e tij demokratike dhe t’i kthejë kurrizin nacionalizmit helmues. – Bashkimi Europian është një pagues global, por gjithashtu duhet të bëhet një lojtar global, u shpreh Junker. – Nuk ka garanci se aleatët tanë të së nesërmes do të vijojnë të jenë aleatët tanë të së ardhmes, – shtoi ai. Kreu i KE-së gjithashtu bëri të ditur se deri në vitin 2020 në kufinjtë europianë do të dërgohen 10 mijë roje shtesë, për t’u përballur me imigracionin e paligjshwm. Ai gjithashtu bëri thirrje për më shumë solidaritet  për migrantët nëpër anijet e shpëtimit. Junker gjithashtu propozoi një aleancë të re mes Afrikës dhe Europës të bazuar më shumë mbi bashkëpunimin se sa mbi bamirësinë, cka con drejt një marrëveshjeje të tregtisë së lirë mes dy kontinenteve.

Sicred