KRYEFAQJA » LAJME » Junker nis të dielën turin ballkanik, ku përfshihet edhe Shqipëria

Junker nis të dielën turin ballkanik, ku përfshihet edhe Shqipëria

Presidenti i Komisionit Europian Zhan Klod Junker nis të dielën turin e vizitës në të gjitha vendet e përfshira në strategjinë e besimit për Ballkanin Perëndimor. Fillimisht ai do të jetë në Maqedoni e më pas në orët e mbrëmjes do të mbërijë në Shqipëri. Zoti Junker do të bisedojë e më pas do të mbajë edhe një konferencë për shtyp me kryeministrin Edi Rama. Të hënën ai do të vazhdojë takimet me Presidentin e Republikës Ilir Meta, e më pas do të largohet për në Beograd. Etapa të tjera të turit ballkanik të zotit Junker do të jenë Podgorica, Prishtina dhe Sarajevo. Këtu do të mbahet edhe ceremonia e dorëzimit të përgjigjeve të pyetësorit për MSA nga Bosnjë Herzegovina. Presidenti Junker do të jetë më pas edhe në Bullgari.
Skanimi nga afër i Ballkanit Perëndimor, e sjell më pranë aksionit strategjinë e re të zgjerimit, ku vendet edhe pse kanë ecuri të ndryshme, gjenden në momentin më të mirë për të qenë pjesë e kontinentit ku shtrihen.
Ardhja e Junkerit në Ballkan me këtë platformë pikërisht pesë vjet pas deklarimeve me derë të mbyllur për vendet e këtushme, është një mobilizim i hapur europian, të cilat këmbëngulin se nuk kanë hequr dorë nga standartet, por nuk i shohin më ato si pengesë. Faqja e ndryshuar e të njëjtave kërkesa për standarte, duket se është çelësi i administratës europiane që po provon të realizojë përfshirjen pikërisht mbi këto standarte dhe jo presionin largues që ua kishte bërë fiksim paarritshmërinë vendeve të Ballkanit.

Sicred