KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Junker në SHBA për të shmangur luftën tregëtare
Trampi pret Junkerin, bisedojnë mbi heqjen e tarifave doganore mbi mallrat industriale

Junker në SHBA për të shmangur luftën tregëtare

Jean-Claude Juncker, presidenti i Komisionit të BE-së, nuk druhet kur ka të bëjë me krijimin e lidhjeve miqësore me partnerët e bisedimeve. Ai njihet në Bruksel si një njeri që i përqafon të gjithë, i puth dhe i përshëndet nëse kjo gjë i shërben krijimit të një klime të mirë për zhvillimin e bisedimeve. Pritet të shihet se si do të reagojë presidenti amerikan Donald Trump, për gjestet që bën presidenti i Komisionit, kur të takohen kokë më kokë në Zyrën Ovale të mërkurën.
Në takimin e shtatë vendeve më të industrializuara (G7) në qershor në Kanada, Trump e pati quajtur Junckerin “Killer të vërtetë” duke iu referuar aftësisë së tij në bisedimet për tregtinë. Jean-Claude Juncker, nuk ishte i sigurt nëse kjo shprehje u përdor si kompliment apo jo. Por ndërmjetësuesi me përvojë Juncker, është tani i sigurt: “Unë do shkoj atje. I gëzuar dhe relaksuar”.
Presidenti amerikan Trump ka vendosur tarifa doganore për importet e çelikut dhe aluminit nga BE. Bashkimi Evropian nga ana e tij ka vendosur tarifa hakmarrëse për mallrat amerikane. Të dy palët kanë ngritur padi në Organizatën Botërore të Tregëtisë. Ka muaj që Trumpi kërcënon me vendosjen e tarifave doganore mbi automjetet evropiane. Dhjetë ditë më parë presidenti e quajti BE nga konkurrent, kundërshtar armik. “Bashkimi Evropian është një armik. Me atë që na bën neve në tregti. Nuk të shkon mendja menjëherë tek BE, por ai është një armik,” tha Trump në një intervistë me televizionin CBS.
BE sapo ka nënshkruar një marrëveshje tregtare me Japoninë, kurse një tjetër me Kanadanë është duke u ratifikuar. Me Kinën dhe me Amerikën Latine janë duke u zhvilluar bisedime.

Sicred