KRYEFAQJA » LAJME » Junker mesazh Ramës: KE pret vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë me Shqipërinë për anëtarësimin e saj në BE

Junker mesazh Ramës: KE pret vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë me Shqipërinë për anëtarësimin e saj në BE

Presidenti i Komisionit Europian, Zhan Klod Junker, ka uruar kryeministrin Edi Rama, për rezultatin në zgjedhjet paralamentare si dhe beson se vendi do të ketë më shumë përfitime nga bashkëpunimi ndër-partiak. Zoti Junker ka postuar në rrjetet sociale, letrën drejtuar kreut të PS-së.
Rezultati i këtyre zgjedhjeve tregon se qytetarët shqiptarë ju kanë dhënë një mandat të qartë për të vijuar më tej reformat, që ju tashmë keni ndërmarrë gjatë viteve të fundit. E mirëpres faktin që pas zgjedhjeve ju i keni shtrirë dorën opozitës, duke theksuar nevojën për të kapërcyer dallimet e theksuara ndërpartiake dhe duke nënvizuar sfidat e përbashkëta që presin Shqipërinë, shkruan zoti Junker.
Sipas tij “Rruga e vendit tuaj drejt Bashkimit Evropian në të vërtetë do të kërkojë dialog dhe bashkëpunim konstruktiv ndërpartiak. Shqipëria është një partner tepër i rëndësishëm për BE-në dhe Komisioni Evropian pret vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë në përgatitjen e Shqipërisë për anëtarësimin e saj në BE në të ardhmen.”
Zoti Junker e cilëson si tejet të domosdoshme avancimin e përpjekjeve kontrete për zbatimin e reformës në drejtësi dhe procesit të Vettingut, përfshirë edhe luftën kundër drogës. Përpjekje konkrete janë të nevojshme për të avancuar më tej zbatimin e reformës në drejtësi dhe veçanërisht procesin e vetingut të gjykatësve, prokurorëve dhe për të luftuar me vendosmëri luftën kundër krimit të organizuar, duke përfshirë edhe atë kundër kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike, shprehet ai.
Zoti Junker e mbyll letrën drejtuar kryeministrit Rama, me bindjen se Shqipëria do të kapërcejë sfidat, ndërsa siguroi mbështetjen e Komisionit Europian në këtë proces.

Sicred