KRYEFAQJA » LAJME » Junker gëzon Ramën: “Jemi në pikën ku mund t’i rekomandoj Këshillit hapjen e negociatave me Shqipërinë”
Junker pret Ramën: "Jemi në pikën ku mund t’i rekomandoj Këshillit hapjen e negociatave me Shqipërinë"

Junker gëzon Ramën: “Jemi në pikën ku mund t’i rekomandoj Këshillit hapjen e negociatave me Shqipërinë”

Presidenti i Komisionit Europian, Zhan Klod Junker deklaroi të martën se ndodhet në një pikë ku mund t’i rekomandojë KE-së hapjen e negociatave me Shqipërinë. Këtë deklaratë zoti Junker e bëri pas takimit me kryeministrin shqiptar Edi Rama në një dalje për mediat. “Jemi në pikën ku mund t’i rekomandoj Këshillit hapjen e negociatave me Shqipërinë. Nëse vijojnë rezultatet pozitive, synoj t’i propozoj këshillit hapjen e negociatave” deklaroi zoti Junker, deklarim që shtoi buzëqeshjen tek kryeministri Rama. “6 muajt e fundit do të jenë thelbësore për të ardhmen e Shqipërisë” shtoi presidenti i Komisionit Europian. Ai tha se bisedoi me kryeministrin Rama për arritjet e muajve të fundit. “Na kanë lënë mbresa reformat e realizuara në Shqipëri tha zoti Junker.
Zoti Rama shprehu kënaqësinë e tij për gadishmërinë e Komisionit Europian për të ndihmuar Shqipërinë. Ai e konsideroi krenari që rezultatet e arritura nga Shqipëria u konfirmuan në Bruksel, ndërsa garantoi se edhe më shumë rezultate të prekshme do të konfirmohen në të ardhmen. “Sfida është e përbashkët dhe jam i sigurt që opinioni publik në Shqipëri do ta kuptojë saktësisht mesazhin tuaj që ka të bëjë me një proces bazuar në meritë” tha zoti Rama.
Presidenti i Komisionit Europian, Zhan Klod Junker deklaroi publikisht se vitin e ardhshëm do të vizitojë Shqipërinë.

Sicred