KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Junker: Anëtarësimi i Rumanisë në BE ka sjellë “paqe dhe stabilitet në kontinentin tonë”

Junker: Anëtarësimi i Rumanisë në BE ka sjellë “paqe dhe stabilitet në kontinentin tonë”

Anëtarësimi i Rumanisë në Bashkimin Evropian ka sjellë “paqe dhe stabilitet në kontinentin tonë,” tha presidenti i Komisionit Evropian Xhan Klod Junker, i cili vizitoi sot Bukureshtin, me rastin e 10 vjetorit të anëtarësimit të Rumanisë në Bashkimin Evropian. Në një fjalim që mbajti në parlamentin vendas, zoti Junker tha se rumunët janë një popull i guximshëm dhe i përkushtuar. Anëtarësimi i Rumanisë në BE në vitin 2007 e zgjeroi shtrirjen e bllokut deri në Detin e Zi, tha ai. Në BE, kurrë nuk i kemi ndarë anëtarët në vende të dorës së parë e të dorës së dytë, tha Junker. Evropa ka qenë e ndarë në të kaluarën, dhe kjo nuk duhet të ndodhë përsëri. Ne mund të ecim përpara së bashku, por me ritme të ndryshme. Një Evropë me disa shpejtësi është e parashikuar në traktatet e saj. Ai shtoi se Rumania e meriton të jetë anëtare e zonës Shengen sa më shpejt të jetë e mundur. Juncker kujtoi se një nga objektivat që i ka vetes është që Mekanizmi për Bashkëpunim dhe Verifikim për Rumaninë dhe Bullgarinë të hiqet deri në fund të mandatit të tij.

Sicred