KRYEFAQJA » LAJME » Jung letër Bashës: Fund bojkotit, bashkëpunoni për Reformën në Drejtësi, regjistrohuni në zgjedhje, hiqni dorë nga kushtet!

Jung letër Bashës: Fund bojkotit, bashkëpunoni për Reformën në Drejtësi, regjistrohuni në zgjedhje, hiqni dorë nga kushtet!

Zëvendëskryetari i grupit të CDU-CSU në Parlamentin gjerman, Franz Josef Jung, i cili është njëkohësisht edhe shefi i politikës së jashtme në CDU, si dhe ministër i Mbrojtjes së Gjermanisë i është drejtuar me një letër Kryetarit të Partisë Demokratike, ku i kërkon ndërprerjen e bojkotit parlamentar, pjesëmarrje në zgjedhjet e 18 qershorit, si edhe kontribut për të çuar përpara reformën në drejtësi. Në letrën e dërguar në 23 mars, ai thekson se CDU dhe CSU, është shumë e shqetësuar që në zgjedhjet e 18 qershorit mund të ketë falsifikim të madh si rezultat i blerjes së votave dhe mjeteve të tjera, por bojkoti është rrugë e gabuar. Jung i drejton kryetarit të Partisë Demokratike lutjen urgjente. “Për t’i dhënë fund menjëherë bojkotit parlamentar, për të marrë pjesë në mënyrë aktive në zbatimin e reformës në drejtësi dhe për t’u regjistruar për zgjedhjet kombëtare pa vendosur parakushtet , sikundër është krijimi i qeverisë teknike”.

Sicred