KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Judelewicz: Kërkoj diçka midis dramës dhe humorit të zi sepse popujt ballkanike janë kështu

Judelewicz: Kërkoj diçka midis dramës dhe humorit të zi sepse popujt ballkanike janë kështu

Ekziston gjithnjë një pasqyrë e dyfishtë mes mënyrës si e shohim veten dhe si na shohin të tjerët. Kjo vlen sidomos për kinemanë që vjen nga Ballkani, ndërsa producentet europianë presin të shohin ngjyresa alla Kusturica, Ballkani lëviz totalisht në një tjetër dimension.
Në Ballkan Film Market sot kineastë nga rajoni paraqiten një dyzinë projektesh, disa prej tyre plot emocion dhe një freski në rrëfim, ne intervistuam një prej producentëve të njohur francezë Paskal Judelewicz. Ai  ka një përvojë të mirë me kinemanë shqiptare pasi është producenti i një prej filmave më të sukseshëm shqiptare pas erës komuniste e pikërisht filmit “Parullat” nga Gjergj Xhuvani. Ai thotë nuk mjafton një histori e mirë për të patur sukses në tregun ndërkombëtar duhet së pari një regjisor me shumë talent. “Jam producent filmash, po kërkoj për regjisorë, kudo ku gjej talente jam i lumtur. Por këtu kam bërë filma dhe ishte vertet i mirë, do të isha i lumtur të ribëja një përvojë të tillë. Mendoj kryesisht se kush e bën filmin më tepër se çfarë tregon filmi. P.sh ai që përmende është Gjergj Xhuvani, ai e bëri filmin, doli prej shpirtit të tij dhe ishte një histori shumë e mirë e shkruar nga Ylljet Aliçka. Pa Gjergjin filmi do të ishte një film tjetër” thotë Paskal Judelewicz për RTSH.
Judelewicz e ve theksin tek personaliteti. Sipas tij nëse ke personalitet artistik historia ka kualitetin e duhur për të dalë përtej kufijve të një gjuhe, mendësie dhe rajoni. “Unë po kërkoj personalitete. Jam mjaft i moshuar dhe nuk dua ta shpenzoj kohën time në një film që nuk do shihet kurrë! Nuk jam shumë i interesuar për drama të mëdha, luftë, përdhunime, kërkoj diçka midis dramës dhe humorit të zi sepse popujt ballkanikë janë kështu” thotë producenti i njohur francez.
Judelewicz vë në dukje edhe faktin se gjithnjë e më tepër po shtohen regjisoret femra në rajon. Por ndërkaq tërheq vëmendjen te fakti se nuk mund të ketë kinema të madhe me financime të vogla prandaj shton ai duhet që vendet përkatëse të nxisin biznesin, të investojnë ëe kinema duke reduktuar taksat. Githnjë e më tepër shohim politikanët që nuk janë fare të interesuar për kulturën kinemanë, ndaj reduktimi i taksave do të ishte mekanizmi shpëtimtar për të ardhmen e kinemasë së vendeve të vogla.

Sicred