KRYEFAQJA » LAJME » Josa për ndeshjen me Skënderbeun
JOSA, trajner, sport, futboll, futbolli shqiptar, skenderbeu, lojtaret e motivuar

Josa për ndeshjen me Skënderbeun

Tirana pret të premten në “Selman Stërmasi” Skënderbeun, e cila do të transmetohet drejtpërdrejt nga rrjeti i Radio Televizionit Shqiptar. Të dyja skuadrat vijnë në këtë përballje pas barazimeve të një jave me parë, respektivisht me korabin dhe teutën. Ndërsa Skënderbeu e ka rigjetur kreun e renditjes, te Tirana problemi i pikëve dhe ndeshjeve jo të mira vazhdon të jetë i dukshëm. Këtë e pranon edhe trajneri i Tiranës, Mirel Josa. “Nuk jemi në një gjendje psikologjike optimale por unë shoh një impenjim maksimal. Lojtarët si ata te huaj dhe ata shqiptarë që janë pjesë e formacionit janë preokupuar për të dhënë maksimumin e tyre.” Josa ka kërkuar nga futbollistët e vet që të luajnë si skuadër dhe të japin maksimumin në fushë. “Unë kërkoj që skuadra të sillet si e tillë në fushë. Pastaj rezultyati varet nga shumë faktorë.” Ndeshja Tirana-Skënderbeu luhet të premten në orën 18.00. Ajo është e vlefshme për javën e 25-të të kategorisë superiore.

Sicred