KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Jonida Maliqi pak para finales:”Kur arrin të shikosh publikun e huaj që këndon shqip është një emocion i jashtëzakonshëm”

Jonida Maliqi pak para finales:”Kur arrin të shikosh publikun e huaj që këndon shqip është një emocion i jashtëzakonshëm”

Ndërsa po përgatitet të dali në skenën e Finales së Madhe të Eurosongut në Tel Aviv Jonida Maliqi përmes RTSH përcjell e emocionuar falenderimet për të gjithë ata që e përkrahën dhe e votuan. “Gjithçka ka qenë një mrekulli. Jam shumë e lumtur që kam arritur finalen” tha ajo duke shtuar se “Kur arrin të shikosh publikun e huaj që këndon shqip është një emocion i jashtëzakonshëm”.
Këngëtarja shprehet para konkurrimit se është më e sigurt se kurrë ndërsa falenderon RTSH si organizator i kësaj ndërmarrje për të përfaqësuar Shqipërinë.

Drejtpërdrejt nga Tel Aviv, ekskluzivisht në RTSH 1 HD, RTSH MUZIKE, Radio Tirana si dhe livestream ne rtsh.al dhe në aplikacionin RTSH TANI në orën 21.00.

Sicred