KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Jokosuka: Përplasen anijet, 7 ushtarakë amerikanë zhduken
Jokosuka: Përplasen anijet, 7 ushtarakë amerikanë zhduken

Jokosuka: Përplasen anijet, 7 ushtarakë amerikanë zhduken

Shtatë anëtarë të ekuipazhit të marinës amerikane u zhdukën pasi anija e tyre u përplas me një anije tregtare në brigjet e Japonisë. Ndër të plagosurit është komandanti i USS Fitzgerald i cili u transportua në spital me helikopter. Anija shkatërruese u përplas me anijen e mallrave rreth 104 km në jugperëndim të Jokosukës. Pamjet nga ajri treguan dëme të mëdha në anën e djathtë të anijes amerikane pas përplasjes rreth orës 02:30 me orën lokale. Ishte raportuar më herët se shkatërruesi USS Fitzgerald kishte përmbytje në disa pjesë të tij dhe shkallë e plotë e dëmtimeve ishte në vlerësim e sipër. Zona ku ndodhi përplasja është tepër e ngarkuar me anije që shkojnë e vijnë në gjirin e Tokios. Sidoqoftë, USS Fitzgerald është një nga anijet luftarake më të përparuara në botë, me sisteme shumë të sofistikuara të radarëve. Për këtë arsye, ekzistojnë shumë shqetësime se përse ekuipazhi i saj nuk arriti të shmangte përplasjen me një anije mallrash. Kjo e fundit mbante një flamur filipinas dhe peshonte nën 30.000 ton, rreth 1/3 e peshës së USS Fitzgerald.

Sicred