KRYEFAQJA » LAJME » Bota » John Bolton: Uashingtoni s’do të përfshihet në shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
John Bolton u shpreh sot se, Uashingtoni s'do të përfshihet në shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë

John Bolton: Uashingtoni s’do të përfshihet në shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë

Këshilltari i Presidentit Donald Tramp për Sigurinë Kombëtare, Xhon Bolton, u shpreh sot nga Ukraina, se Uashingtoni nuk do të përfshihet në idenë për shkëmbim territoresh mes Kosovës dhe Serbisë. I pyetur nga Radio Evropa e Lirë gjatë një konference për shtyp në Kiev, se çfarë mendon për idenë e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë, Bolton ka theksuar se çështja e arritjes së stabilitetit në Ballkan është shumë e rëndësishme për SHBA-të. – Që prej shpërbërjes së Jugosllavisë, ka pasur shumë tensione dhe rreziqe. Mirëpo ka patur edhe zhvillim”, tha ai duke iu referuar çështjes së emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë. – Mosmarrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë mund të jetë një nga çështjet më të rëndësishme. Shumë njerëz kanë tentuar të ndërmjetësojnë. Këto përpjekje kanë dështuar. Por mendoj se ka shenja të reja se të dyja Qeveritë mund të kenë vullnet për të negociuar këtë çështje në heshtje. Politika jonë, politika amerikane është që, nëse të dyja palët mund të punojnë me njëra-tjetrën për të arritur një marrëveshje, ne nuk përjashtojmë korrigjimet territoriale. Nuk na takon ne, – tha ai duke shtuar se SHBA-të nuk do të jenë pengesë në këtë aspekt. Radio Europa e Lirë gjithashtu bëri të ditur se këshilltari i presidentit Tramp shprehu gadishmërinë për të ndihmuar në këtë cështje qoftë nga afër apo edhe nga distanca, por sigurisht theksoi se problemi duhet zgjidhur vetëm nga dy palët. Beogradi ka hedhur së fundmi idenë e ndarjes së Kosovës përgjatë vijave etnike, ndërsa Presidenti Kosovar Hashim Thaçi, është shprehur për korigjimin e kufinjve me Serbinë dhe bashkim të komunave shqiptare të Luginës së Preshevës më Kosovën. Por këto ide, nuk janë mbështetur nga aleatët kyç të Kosovës.

Sicred