KRYEFAQJA » LAJME » Johannes Hahn vizitoi Maqedoninë

Johannes Hahn vizitoi Maqedoninë

Komisioneri i Zgjerimit, Johannes Hahn vizitoi Maqedoninë, ku u informua nga autoritetet maqedonase për pikat e planit për planifikimit e reformave urgjente, i cili është ende në fazë përpunimi. I ashtuquajturi “udhërrëfyes” për reformat do të konkretizohet në bashkëpunim me grupin e ekspertëve europianë nga sot deri më 1 korrik. Hahn u prit nga kryeministri maqedonas, Zoran Zaev, i cili sqaroi se përpjekjet po bëhen në mënyrë që Maqedonia të marrë rekomandim të pakushtëzuar për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE. Përmbajtja e udhërrëfyesit nuk u detajua për mediat, por sipas Zaev bëhet fjalë për reforma të parashikuara në fusha kyçe, si sundimi i së drejtës, institucione profesionale shtetërore, trupa të pavarura rregullatore dhe media të lira. I pyetur nga mediat për projektligjin për përdorimin e gjuhëve, e konkretisht për avancimin e përdorimit të shqipes, kryeministri Zaev konfirmoi se ai do të jetë mes prioriteteve, por pa saktësuar sesa kohë duhet pritur për miratimin i tij. Në konferencën e përbashkët për shtyp, Hahn vlerësoi dinamikën e re në politikën maqedonase, që synon arritje konkrete për të mirën e qytetarëve. Komisioneri Hahn u takua edhe me krerët e forcave politike shqiptare, nga të cilët mori premtime për bashkëpunim për reformat e nevojshme.

Sicred