KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » “Jetë e trazuar”-përkujtohet Françesk Radi

“Jetë e trazuar”-përkujtohet Françesk Radi

Sot mbushet një vit nga ndarja e papritur nga jeta e kantautorit Francesk Radi. Disa miq të tij mes të cilëve skenaristi Martin Leka dhe regjisori Milto Kutalli, sollë premierën e filmit dokumentar “Jetë e trazuar”. Ata thonë se ja kushtojnë “njeriut të mirë e të paharruar, kantautorit Francesk Radi, i cili nuk jeton fizikisht mes nesh qysh me 3 Prill të vitit të shkuar!”.
Një vit më parë këngëtari dhe kompozitori i njohur Francesk Radi humbi betejën me sëmundjen. Ai u shua pas një hemoragjie cerebrale që pësoi në agimin e datës 27 mars. Që në momentet e para Radi ju nënshtrua një kujdesi intensiv, por shpresat për mbijetese u fikën dalëngadalë.
I diplomuar në akademinë e arteve, Françesk Radi është i mirënjohur për publikun shqiptare jo vetëm si këngëtar, por edhe si kompozitor dhe instrumentist. Ai i përket brezit të arstistëve të viteve ’70 të cilët në kundërshtim me dogmat e regjimit komunist u përpoqën të sillnin një erë të re në muzikën e lehtë shqiptare, veçanërisht pop-rrokut. Dy këngët që e bënë atë të njohur për dashamirësit e muzikës ishin “Adresa” dhe “Biçikleta”. Me zërin e tij të veçante Radi u bë pjesëmarrës i shumë festivaleve të këngës në Radio Televizionin Shqiptar, përfshi këtu edhe Festivalin e 11-të në vitin 1972, ku interpretoi këngën “Kur dëgjojmë zëra nga bota”.
I goditur nga regjimi, Radi punoi për një periudhë kohe si mesues në Pukë, instrumentist dhe këngëtar në estradën e rrethit.
Në fillim të viteve 90-të, ai u angazhuar si redaktor muzike pranë redaksisë së krijimtarisë muzikore në Radio Tirana. Po në këtë kohë Radi iu rikthye Festivalit të Këngës, duke dominuar skenën e tij nga viti 93 deri në 2010-tën.
Françesk Radi spikati për ritmet e veçanta që solli, sikundër për interpretimin karakteristik të tij. “Rroku i burgut”, “Humba pranverën”, “Telefonatë zemrash”, “Zemër e lodhur”, “Ky fat na ra”, janë disa nga hitet e tij, të cilat kanë mbetur në fondin e artë të muzikës së lehtë shqiptare.
Francesk Radi ishte bashkëshorti i gazetares së njohur të Televizionit Shqiptar Tefta Radi. Për lidhjen e tyre, bashkëjetesën disadekadashe, dy femijët, Francesk dhe Tefta Radi kanë rrëfyer në shumë intervista të dhëna për mediat. Publiku shqiptar ka humbur këngëtarin që edhe në sistemin e shkuar, mundi të përcjellë për të, kryevepra të muzikës botërore, veçanërisht ato të muzikës italiane, ku këngët e të madhit Adriano Çelentano do të kishte ndikim të rëndësishëm për Françesk Radin, në karrierën e tij si artist.

Sicred