KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Jeruzalemi kryeqytet, bisedime shqiptaro-izraelite dhe komenti i ambasadorit

Jeruzalemi kryeqytet, bisedime shqiptaro-izraelite dhe komenti i ambasadorit

“ Solidariteti dhe sakrifica e shqiptarëve në mbrojtje të hebrenjve gjatë luftës së dytë botërore është prova e një miqësie të fortë, që nuk mund të cënohet nga një episod i veçuar”.Këtë ka nënvizuar Ambasadori Izraelit në Tiranë Boaz Rodkin, duke iu përgjigjur pyetjes së RTVSH, për votën kundër të Sqipërisë në OKB lidhur me Jeruzalemin: “ Jeruzalemi është qytet izraelit dhe ka qenë kryeqytet i hebrenjve për 3 mijë vitet e fundit. Prandaj ne i jemi shumë mirënjohës presidentit të SHBA-ve z.Donald Trump, për këtë nismë kaq madhore, për njohjen e Jeruzalemit si kryeqytet të Izraelit. Ne kemi vazhdimisht bisedime me miqtë tanë, dhe e konsiderojmë Shqipërinë si miken tonë. Ne diskutojmë shpesh edhe me miqtë tanë shqiptarë dhe kjo do të jetë një temë që do të diskutohet vazhdimisht në nivel diplomatik. Por mbi të gjitha në një ditë si kjo e sotmja, ne duhet të vendosim pikën mbi i në lidhje me miqësinë e mirë mes dy vendeve tona. Kjo miqësi e mirë i ka rrënjët në luftën e dytë botërore, kur shumë familje shqiptare morën në mbrojtje shumë familje hebreje.” Në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, me 21 dhjetor, Shqipëria është rreshtuar përkrah pjeses me te madhe të vendeve të OKB-së kundër rezolutës së presidentit amerikan Trump për njohjen e Jeruzalemit kryeqytet. Kjo votë solli dhe reagime në Shqipëri. Institucioni i presidencës deklaroi se ky qëndrim i Shqipërisë nuk është konsultuar dhe ky votim nuk përfaqëson qëndrimin shtetëror, ndërsa Ministria e Jashtme ka sqaruar se vota e Shqipërisë reflekton pozicionin e pandryshuar për këtë çështje. Shqipëria i është përmbajtur konsensusit ndërkombëtar mbi Jeruzalemin, bazuar në një numër te konsiderueshem dokumentesh të OKB-së, përfshirë një numër rezolutash të Këshillit të Sigurimit.

Sicred