KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Jereon Zoet, nga hero në humbës

Jereon Zoet, nga hero në humbës

Nga hero, në humbës. Kjo është metamorfoza të cilës i është nënshtruar në pak çaste portieri i PSV-së së Eind’hovenit, Jereon Zoet, në sfidën përballë Fejënordit. Pasi ka shpëtuar portën e tij nga një gol i sigurt, ai vijon të shkaktojë edhe një autogol të pabesueshëm. Në fakt, aq të pabesueshëm sa edhe gjyqtari i takimit i është falur teknologjisë për të vendosur që topi e kishte kaluar vijën fatale, ose jo.
Në fakt, portieri i ka bërë të gjitha mirë, përveçse pjesës instinktive të tërheqjes së topit pranë gjoksit. Dhe është ky gjest instinktiv që i ka kushtuar golin skuadrës së tij.
Një gol që nënkupton humbjen 1-2 për PSV-në e Eind’hovenit. Ai mbetet plot 11 pikë prapa Fejënordit kryesues dhe mund t’i ketë thënë “lamtumirë” shpresave për titull, teksa kanë mbetur edhe 10 javë kampionat.

Sicred