KRYEFAQJA » LAJME » Jepen dënimet për “Bandën e tritolit”
Jepen dënimet për "Bandën e tritolit"

Jepen dënimet për “Bandën e tritolit”

Në Tiranë Gjykata e Apelit për Krime të Rënda ka shpallur vendimin për persona të njohur si anëtarë të “Bandës së tritolit” të akuzuar si vrasës me pagesë. Një pjese të anëtarëve u është ulur dënimi i dhënë nga gjykata e shkallës së parë. Julian Sinanaj dhe Ndriçim Gjokona, që më parë ishin dënuar me 35 vjet u dënuan përkatësisht me 30 dhe 8 vjet heqje lirie. Andon Mëhillaj, u dënua me burgim të përjetshëm dhe Genis Mëhillaj u dënua me 10 vite heqje liri. Ndërkohë u lanë dënimet me 8 vite burg për Marjon Mitro nga Vlora, 5 vite burg për biznesmenin e gazit Ilir Karçini dhe 8 vite për Altin Mexhajn, i konsideruar si furnitori me armatim i Julian Sinanajt.
“Banda e Tritolit” u zbulua tre vjet më parë. Ajo akuzohet për vrasjen e biznesmenit Agron Çela, Sokol Veizajt, atentatit të dështuar ndaj Besnik Dervishit si dhe atentati me tritol ndaj banesës së ish-kreut të Partisë Demokratike në Vlorë Ardian Kollozi.

Sicred