KRYEFAQJA » LAJME » Jep dorëheqjen trajneri i Kamzës, Ramadan Ndreu
Jep dorëheqjen trajneri i Kamzës, Ramadan Ndreu

Jep dorëheqjen trajneri i Kamzës, Ramadan Ndreu

Ramadan Ndreu nuk është më trajner i Kamzës. Ditën e martë ai ka dhënë dorëheqjen, të cilën ia ka paraqitur presidentit të skuadrës. Kanë qenë rezultatet e fundit, aspak të kënaqshme, të Kamzës, ato që e kanë çuar trajnerin kruran të marrë këtë vendim. Në ditët në vijim pritet edhe emri i trajnerit të ri që do të vihet në krye të stolit të skuadrës së kamzës. Trajneri krutan nuk ka qenë i kënaqur me paraqitjen e skuadrës në javët e fundit të kampionatit, edhe pse vetëm në fillimet e tij, Kamza ishte në vendet e para të renditjes. Ramadan Ndreu e drejoi kamzën edhe sezonin e kaluar, kur ajo ndodhej në kategorinë e parë.

Sicred