KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Jep dorëheqjen sekretari për stafin i Shtëpisë së Bardhë

Jep dorëheqjen sekretari për stafin i Shtëpisë së Bardhë

Një nga ndihmësit kryesorë të presidentit amerikan Donald Trump ka dhënë dorëheqjen pasi dy ish gratë e tij kanë pretenduar se ai ka ushtruar dhunë ndaj tyre. Rob Porter, sekretari i Shtëpisë së Bardhë për stafin, tha se pretendimet ishin të pavarëteta, por gjithsesi njoftoi se do të jepte dorëheqjen. Akuzat për abuzim fizik dhe emocional u publikuan së pari nga Daily Mail. Ish gratë e tij Kolbi Holdernes dhe Xhenifer Uilluhbi treguan të dyja histori të ngjashme dhune fizike dhe emocionale. Bashkëshortja e parë e zotit Porter, zonja Holdernes, tha se ndihmësi i Shtëpisë së Bardhë e kishte goditur me shkelm gjatë kohës që të dy po kalonin muajin e mjaltit në Ishujt Kanarie. Ajo gjithashtu pretendoi se Porter e ka goditur me grusht në fytyrë pak vite me pas kur cifiti po kalonte pushimet në Firence të Italisë. Për të mbështetur pretendimin e saj, zonja Holdernes i dha medias një foto me sy të nxirë. Ndërsa zonja Uilluhbi ka shkruar për përvojat e saj në një blog të quajtur “Përse qëndrova”.

Sicred