KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Jep dorëheqjen sekretari britanik për “Brexit”

Jep dorëheqjen sekretari britanik për “Brexit”

Përgjegjësi kryesor për negociatat e largimit të Britanisë nga Bashkimi Evropian, David Davis, sekretari britanik për “Brexit” ka dhënë dorëheqjen. Davis e mori detyrën në vitin 2016, ndërsa largimi i tij vjen disa ditë pasi kryeministrja e këtij vendi, Theresa May ka siguruar mbështetjen e kabinetit qeveritar për planin rreth Brexitit, pavarësisht pretendimeve nga kritikët e saj se i njëjti ishte i “butë”. Në letrën e tij të dorëheqjes, Davis i ka thënë kryeministres May, se “trendi aktual i politikës” është duke bërë “çdo herë e më pak të dukshme” idenë se Britania do të largohet nga bashkimi doganor dhe tregu i vetëm. Ai ka thënë se nuk beson që qasja negociuese e qeverisë “nuk do të krijojë mundësinë e nisjes së kërkesave të reja për koncesione” nga Brukseli. “Drejtimi i përgjithshëm i politikave do të na dërgojë neve në një pozicion të pafuqishëm dhe ka mundësi që mund të jetë edhe i pashmangshëm”, është shprehur ai. Në përgjigjen drejtuar Davis, kryeministrja britanike ka thënë se “nuk pajtohet me përshkrimin që ai i ka bërë politikës për të cilën kane rene dakord paraprakisht në Kabinet të premten”. May e ka falënderuar Davis për “gjithçka që ka bërë në formësimin e largimit të Britanisë nga BE-ja.

Sicred