KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Jep dorëheqjen papritur, presidenti i Bankës Botërore, Xhim Yong Kim
Jep dorëheqjen papritur, presidenti i Bankës Botërore, Xhim Yong Kim

Jep dorëheqjen papritur, presidenti i Bankës Botërore, Xhim Yong Kim

Ka dhënë dorëheqjen në mënyrë të papritur presidenti i Bankës Botërore, Xhim Yong Kim . Zoti Kim, i cili kishte gjashtë vjet në këtë post, nuk pritej të largohej para vitit 2022 pasi u rizgjodh për një mandat të dytë pesëvjecar në vitin 2017. Dorëheqja e tij hyn në fuqi në datën 1 shkurt. Zoti Kim, 459 vjec, do t’i bashkohet një fime dhe do të përqëndrohet në rritjen e investimeve në infrastrukturën e vendeve në zhvillim, thuhet në njoftimin e Bankës. Ndërsa, në një deklaratë për medait, Kim e përshkroi si një nder qënien e tij në krye të bankës botërore, ai nuk dha arsye për dorëheqjen e tij të papritur.

I lindur në Seul të Koresë së Jugut, ai kishte qenë dorktor apra se t’i bashkohej Bankës. Ai u rendit në vendin e 41 në listën e Forbes ëpr njerëzit më të fuqishëm të vitit 2018. Ndërkohë, Kristalina Xheorxhieva, drejtorja ekzekutive e Bankës, do të luajë rolin e presidentit të përkohshëm. Banka Botërore u krijua në vitin 1947 me qëllim që të ndihmonte rindërtimin e vendeve europiane të shkatërruara nga lufta e dytë botërore. Ajo mbështet projekte infrastrukturore përmes huave tradicionale, kredi pa interes dhe grante.

Sicred
WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com