KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Jep dorëheqjen kreu i CBS

Jep dorëheqjen kreu i CBS

Les Munves, kreu i gjigadit amerikan mediatik (CBS) SiBiEs, ka dhënë dorëheqjen e parevokueshme pas pretendimeve të ngritura ndaj tij për sjellje jo të përshtatshme ndaj grave. SiBiEs ka hetuar për zotin Munves qëkur the Nju Jorker publikoi pretendimet e para kundër tij në korrik të këtij viti, dhe pasi akuza të reja erdhën nga gjashtë gra të tjera të dielën që lamë pas. Zoti Munves, 68 vjec, i hodhi poshtë këto pretendime, duke i quajtuar  të tmershme. Megjithatë SiBiEs bër të ditur se kompania dhe zoti Munves do të dhuronin 20 milionë dollarë për grupet që mbështesin lëvizjen Hashtag Me Too (Mi Tuu). Por ndërkohë, ndërsa ishte në krye të SiBiEs, së cilës iu bashkua në vitin 1995, zoti Munves ka patur një luftë pushteti me Sheri Redston, e cila, përmes biznesit të familjes së saj Nationël Emjuzment, është dhe aksionerja më e madhe e CBS si dhe konglomeratit medaitik ViaKom. Lufta mes tyre ka arritur edhe në gjykatë, ku zoti Munves është përpjekur të ndalojë planin e Redston për të shkrirë SiBiEs-in me Viakom-in. Njoftimi për dorëheqjen e Munves erdhi në të njëjtën kohë që CBS bëri të ditur se kishte pushuar padinë ndaj Neshionël Emjuzment. Kjo e fundit u shpreh se për dy vitet e ardhshme, nuk do të kërkonte shkrirjen e dy kompanive.

Sicred