KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Jep dorëheqjen këshilltari i lartë i Presidentit për Sigurinë e Vendit

Jep dorëheqjen këshilltari i lartë i Presidentit për Sigurinë e Vendit

Këshilltari i Presidentit amerikan për sigurinë e vendit, Tom Bossert, dha dje dorëheqjen duke iu bashkuar listës së gjatë të atyre që janë larguar nga administrata Tramp. Shtëpia e Bardhë nuk dha ndonjë arsye për shkak të së cilës zoti Bosert u largua, por dorëheqja e tij vjen një ditë pas fillimit të detyrës së Xhon Bolton në postin e këshilltarit të sigurisë kombëtare, i cili zëvendësoi H.R MakMaster. Zëdhënësja e shtëpisë së Bardhë, Sarah Sendërs, u shpreh dje se presidenti ishte mirënjohës për angazhimin e Bossert për sigurinë e vendit. 43 vjeçari Bossert shërbente edhe si ndihmës i presidentit për terrorizmin, fatkeqësitë kombëtare si dhe sulmet kibernetike. Mënyra e tij e paraqitjes dhe artikulimit në emisionet televizive të lajmeve për të përfaqësuar pikëpamjen e administratës Trump, e kishin bërë atë një nga të preferuarit e zotit Tramp. Deri tani, 30 zyrtarë të lartë të Shtëpisë së Bardhë kanë dhënë dorëheqjen ose janë shkarkuar nga Presidenti amerikan.

Sicred