KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Jep dorëheqjen këshilltari ekonomik i Trump

Jep dorëheqjen këshilltari ekonomik i Trump

Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se Këshilltari i lartë ekonomik i presidentit amerikan, Donald Trump, Gary Cohn, do të dorëhiqet. Kohn është i fundit pjesëtar i profilit të lartë të skuadrës Trump, që jep dorëheqjen, pas një serie largimesh të këshilltarëve të tjerë. Në një deklaratë të lëshuar nga Shtëpia e Bardhë, Cohn tha se ishte një nder që i kishte shërbyer vendit të tij. Gary Cohn, mbështetës i tregtisë së lirë, u zemërua nga planet e presidentit Trump për të vendosur tarifa për importet e aluminit dhe çelikut. Cohn, një ish-president i bankës Goldman Sachs, ndihmoi Trump të çojë përpara reformat e tij gjithëpërfshirëse, në fund të vitit të kaluar, megjithatë, të dy nuk ishin shume të afërt.

Sicred