KRYEFAQJA » LAJME » Jashanica: Dopingu? Nuk mund të them asgjë.
Jashanica: Dopingu? Nuk mund të them asgjë

Jashanica: Dopingu? Nuk mund të them asgjë.

Futbollisti i Skënderbeut, Bajram Jashanica, ka rezultuar pozitiv në testin anti-doping pas ndeshjes ndaj “Jang Bojsit” në Elbasan. Një gjë e tillë është mësuar të enjten në mbrëmje. Por përtej tronditjes, ai e pranon se ka dalë pozitiv në testin anti-doping, ndërsa shton se asgjë nuk mund të quhet përfundimtare. “Më kanë lajmëruar, por unë tani pres një përgjigje përfundimtare, – ka thënë futbollisti shkurtazi, i kontaktuar nga RTSH-ja. – Drejtuesit e klubit po merren me këtë çështje.” Në lidhje me mundësinë e kryerjes së testit B, ai është përgjigjur:  “Për momentin nuk mund të flas. Shpresoj që gjithçka të shkoj mirë, boll kam vuajtur.”

Por cila është substanca që ka përdorur lojtari i Skënderbeut? Bëhet fjalë për “glukokortikoidin”, që jepet vetëm me recetën e mjekut. Glukokortikoidet janë pjesë të mekanizmit të reagimit në sistemin imunitar i cili redukton aspekte të caktuara të funksionit imun, siç është reduktimi i inflamacionit. Për këtë arsye, ato përdoren në mjekësi për të trajtuar sëmundjet e shkaktuara nga një sistem imunitar tepër aktiv, si alergjitë, astma, sëmundjet autoimune, etj. Nuk dihet ende se si Jashanica mund ta ketë marrë këtë lloj substance, por kjo mund t’i kushtojë rëndë.  “Glukokortikoidin”është në listën e substancave të ndaluara nga Agjencia Botërore e Anti-Dopingut (WADA), dhe pezullimi i lojtarit duket i paevitueshëm. Jashanica pati një sezon të mirë me klubin korçar në fazën e grupeve të Ligës së Evropës, duke u shpallur në njërën prej javëve, edhe në formacion ideal të veprimtarisë së dytë të klubeve të kontinentit.

Sicred