KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Japonia mund 2-1 Kolumbinë e mbetur me 10 lojtarë
Japonia mund 2-1 Kolumbinë e mbetur me 10 lojtarë

Japonia mund 2-1 Kolumbinë e mbetur me 10 lojtarë

Me takimin Kolumbi-Japoni, që u luajt pasdreke dhe mbyll me rezultatin 2-1, ka nisur dita e 6-të e Kampionatit të 21-të Botëror të Futbollit. Në fakt, kjo ndeshje ka parë një pjesë të parë të zhvilluar me një ritëm të jashtëzakonshëm dhe brenda pak minutave, ka qenë Japonia që e ka gjetur e para golin. Pas një sulmi të shpejtë, të aziatikëve, Karlos Sançez e prekur topin me dorë dhe gjyqtari ka bërë me dorë nga pika e bardhë, si dhe e ka ndëshkuar kolumbianin me karton të kuq. Nga pika e bardhë godet Kagaua dhe shënon.
Por Kolumbia nuk do të dorëzohet, edhe pse e mbetur me 10 lojtarë dhe do ta hedhë vështrimin gjithnjë e më tepër drejt portës japoneze. Dhe rastet nuk kanë munguar, por ai që ka munguar, ka qenë finalizimi i saktë. Megjithatë, 6 minuta para fundit Kuintero ekzekuton zgjuarsisht një goditje të lirë dhe përtej përpjekjeve të portierit japonez, topi e ka kaluar vijën fatale, i konfirmuar edhe nga teknologjia dhe Kolumbia ka barazuar shifrat.
Me këtë barazi do të mbyllen 45 minutat e para, ndërsa në ato të dytat, Japonia do të përpiqet të përfitojë nga epërsia numerike dhe ia ka dalë të gjejë golin e fitores 17 minuta para fundit të kohës së rregullt, me anë të Osakos.
Mbyllet kështu me fitoren 2-1 të Japonisë ky takim dhe aziatikët marrin 3 pikë mjaft të çmuara në grupin H.

Sicred