KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Japonia merr masa nëse Koreja e Veriut cënon hapësirën ajrore japoneze
Japonia merr masa nëse Koreja e Veriut cënon hapësirën ajrore japoneze

Japonia merr masa nëse Koreja e Veriut cënon hapësirën ajrore japoneze

Japonia është duke punuar në vendosjen e sistemit antiraketor PAC – 3 në pjesën perëndimore të vendit, nëse raketat e Koresë së Veriut rrugës për në ishullin Guam në Paqësor cënojnë hapësirën ajrore japoneze, konfirmoi të shtunën ministri i Mbrojtjes, Itsunori Onodera. Onodera nuk dha shpjegim nëse Japonia do të tentojë të shkatërrojë raketat e Koresë së Veriut.
Herën e fundit që Koreja e Veriut hodhi raketë mbi Japoninë ishte në vitin 1998, kur kreu lëshim të pasuksesshëm të satelitit, i cili u rrëzua në pjesën veriore të Paqësorit. Tokio atëherë mobilizoi PAC-3, por nuk gjuajti, sepse sipas kushtetutës japoneze të Paqësorit ishte e paligjshme. Megjithatë, kjo u ndryshua në vitin 2012, kur Qeveria aprovoi interpretimin e ri me të cilin mundësohet mbrojtja kolektive, apo me qëllim ndihmesën e aleatëve, që do të përfshinte ndihmë për mbrojtjen e bazave aleate në ishullin Guam.

Sicred