KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Japonia dhe Korea e Jugut për atë të Veriut
Japonia, dhe Korea e Jugut , për atë të Veriut

Japonia dhe Korea e Jugut për atë të Veriut

Kryeministri japonez, Shinzo Abe dhe presidenti i Koresë së Jugut, Mun Xha In, kanë rënë dakord të koordinojnë hapat e mëtejshem që lidhen me vendosjen e sanksioneve të reja dhe më të ashpra kundër Koresë së Veriut, gjatë një takimi në qytetin lindor rus të Vladivostokut.“Të dy liderët thanë se do të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin për shtyrjen e rezolutës së  Këshillit të Sigurimit të OKB-së për të përfshirë sanksione më të fuqishme të vendosura deri më tani, të tilla si ndërprerja e furnizimeve me naftë.“Veprimet e përsëritura provokuese të Koresë së Veriut paraqesin një kërcënim të paprecedentë dhe të rëndë “, tha Abe.Abe dhe Mun, të cilët u takuan gjatë një aktiviteti të Forumit Ekonomik Lindor në Vladivostok, gjithashtu  kanë rënë dakort t’i kërkojnë Kinës dhe Rusisë mbështetjen e tyre lidhur me vendosjen e sanksioneve më të ashpra kundër Koresë së Veriut.

Sicred