KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Japonia bën “harakiri”, belgjika, në çerekfinale ndaj Brazilit
Japonia bën “harakiri”, belgjika, në çerekfinale ndaj Brazilit

Japonia bën “harakiri”, belgjika, në çerekfinale ndaj Brazilit

“Rusi 2018” vazhdon të jetë Botërori i të papriturave të mëdha dhe takimi i 6-të i turit të 16-shes e ka vërtetuar edhe një herë një gjë të tillë. Përkundër parashikimeve, Belgjika ka kapërcyer pësimin e dy golave dhe ka triumfuar në mënyrën më të pabesueshme ndaj Japonisë, duke fituar me rezultatin 3-2. Pas një pjese të parë pa gola, kanë qenë aziatikët që kanë shënuar, përkundër rrjedhës së lojës, në minutën e 48-të, me anë të Haraguçit. 
Ndonëse belgët reagojnë dhe mund të kishin barazuar menjëherë, por ndalen nga shtylla, japonezët godasin sërish 4 minuta më vonë, duke dyfishuar shifrat me një goditje të fortë jashtë zone të Inuit, që firmos dygolëshin e dytë të tij në këtë Botëror.
Megjithatë, Belgjika do të nisë të reagojë, por do të duhet edhe pak fat për të gjetur golin, pasi edhe vetë Vertongen nuk e kishte menduar se goditja e tij me kokë do të përfundonte në rrjetë në minutën e 69-të.
Më pas, dy ndërrimet e bëra nga trajnerit Martinez japin fryte. Fillimisht është Maruan Felaini ai që do të barazojë shifrat brenda 5 minutash, me një goditje me kokë. Ndonëse çerekora e fundit do të jetë e luftuar, me të dyja skuadrat që do të kenë raste për shënim, Belgjika do të godasë me një aksion në sekondat e fundit, të finalizuar me sukses nga i futuri në fushë në pjesën e dytë, Shadli dhe fiton me rezultatin 3-2 dhe siguron duelin në çerekfinale me 5 herë kampionen e botës, Brazilin.
Sicred