KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Japoni/ zjarr në një azil pleqsh, 11 persona humbin jetën

Japoni/ zjarr në një azil pleqsh, 11 persona humbin jetën

Njëmbëdhjetë persona kanë humbur jetën si pasojë e një zjarri të rënë në një rezidencë për të moshuar me vështirësi financiare në Japoni. Nga 16 persona qe jetonin në qendër, vetëm 5 arritën të shpëtoheshin nga forcat zjarrëfikëse. Godina në qytetin verior të Saporos drejtohet nga një organizatë e cila siguron strehim të përballueshëm dhe ndihmon personat në vështirësi financiare, të cilët e kanë të vështirë të gjejnë punë. Autoritetet kanë filluar ndërkohë një hetim për të zbuluar se çfarë e shkaktoi zjarrin. Në vitin 2010, shtatë persona, të gjithë të moshuar që vuanin nga demenca, humbën jetën pas një zjarri të rënë në një shtëpi për të moshuarit po në Saporo.

Sicred