KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Japoni, shtohen humbjet njerëzore nga përmytjet
Japoni, shtohen humbjet njerëzore nga përmytjet

Japoni, shtohen humbjet njerëzore nga përmytjet

126 persona kanë humbur jetën nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës që u shkaktuan nga shiu i rrëmbyer në Japoninë perëndimore. Ky është numri më i madh i vdekjeve të shkaktuara nga reshjet që Japonia ka parë në më shumë se tre dekada. Ekipet e shpëtimit tani po gërmojnë nëpër baltë dhe rrënoja për të gjetur të mbijetuarit, pasi dhjetra të tjerë rezultojnë ende të humbur. Rreth dy milionë persona janë evakuuar nga rajoni, pasi lumenjtë dolën nga shtrati. Kryeministri Shinzo Abe ka anuluar një udhëtim jashtë shtetit për t’u marrë me krizën e përmbytjeve. Paralajmërimet e përmbytjeve janë ende në fuqi për disa nga zonat më të goditura, përfshirë prefekturën e Okayama. Por moti pritet që të rregullohet gjatë ditëve të ardhshme duke ndihmuar në përpjekjet për shpëtim.

Sicred