KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Japoni, Shinzo Abe rizgjidhet kryeministër
Japoni, Shinzo Abe rizgjidhet kryeministër

Japoni, Shinzo Abe rizgjidhet kryeministër

Dhoma e Ulët e Parlamentit të Japonisë ka rizgjedhur Shinzo Aben për kryeministër, pasi partia e tij arriti fitore bindëse në zgjedhjet e jashtëzakonshme, të mbajtura muajin e kaluar. Shinzo Abe, kryeministër që prej dhjetorit të vitit 2012, me lehtësi është rizgjedhur në parlament, pasi për të votuan 312 prej 465 ligjvënësve. Ai pritet që tashmë të emërojë ministrat e njëjtë që kishte edhe në qeverinë e mëparshme. Kryeninistri, Shinzo Abe, 63 vjeçar, e shpërndau parlamentin në fund të muajit shtator, duke sjelle zgjedhje të jashtëzakonshme. Vëzhguesit thanë se kjo lëvizje kishte për qëllim që ai të fitonte një mandat të ri dhe të forconte pozitën.

Sicred