KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Japoni, roboti nënujor zbulon mbetje të dyshuara radioaktive brenda centralit të Fukushimës

Japoni, roboti nënujor zbulon mbetje të dyshuara radioaktive brenda centralit të Fukushimës

Një robot nënujor ka kapur atë që besohet të jetë imazhi i parë i depozitave të shkrira të karburantit bërthamor brenda centralit bërthamor të Fukushimës. Sasi të mëdha të shkëmbinjve të ngurtësuar si llavë janë parë poshtë reaktorit famëkeq japonez. Nëse konfirmohet, lajmi do të përbënte një skandal  të rëndësishëm mbi operacionin e pastrimit të mbetjeve nukleare. Centrali bërthamor u godit nga një cunami në vitin 2011, duke shkaktuar aksidentin më të rëndë nuklear që prej Çernobilit. Më shumë se 200,000 njerëz u detyruan të largohen nga shtëpitë e tyre për shkak të mbetjeve dhe rrezatimit bërthamor. Pjesët e reaktorëve të dëmtuar janë ende shumë të ndotur, por kompania ka vendosur që ujërat e tij do të derdhen në oqean.

Sicred