KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Japoni – Poloni, Nishino: Motivimi ynë është i madh
Japoni - Poloni, Nishino: Motivimi ynë është i madh

Japoni – Poloni, Nishino: Motivimi ynë është i madh

Japonia me 19 ndeshje, mban rekordin e Kupës së Botës për shumicën e ndeshjeve të luajtura pa marrë asnjë karton të kuq. Rekordi i mëparshëm mbahej nga Kolumbia me 18. Për Japoninë kjo është paraqitja e tretë e radhës në Kupën e Botës në të cilën ata nuk janë eliminuar pas vetëm dy ndeshjeve (pas vitit 2002 dhe 2006).
Samurajt blu kanë mbërritur tashmë në Volgograd ku do të kryejë seancat stërvitore përpara sfidës me Poloninë. Trajneri Akira Nishino tha në konferencën për shtyp se lojtarët e tij janë të lodhur, por motivimi i tyre është më i madh. “Motivimi ynë është i lartë dhe unë mendoj se mund të luajmë kundër Polonisë me një besim të madh. Prisni dhe do t’i shikoni sot” tha ai.
Samurajt kanë kaluar vetëm një herë raundin e parë të Kupës së Botës, pikërisht kjo veprimtari u zhvillua në shtëpinë e tyre në 2002. Ndërsa Keisuke Honda u bë lojtari i parë japonez që ka shënuar në tre Kupat e Botës. Japonia mund të jetë në krye të Grupit, H por ata kanë nevojë për të paktën një pikë për t’u kualifikuar për fazën tjetër. Edhe pse Polonia tashmë është eliminuar, përsëri mbetet një ekip i fortë dhe do të jetë ndeshje shumë e vështirë.

Sicred