KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Japoni – Poloni, Levandovski: Ne duam të fitojmë për tifozët tanë!
Japoni - Poloni, Levandovski: Ne duam të fitojmë për tifozët tanë!

Japoni – Poloni, Levandovski: Ne duam të fitojmë për tifozët tanë!

Robert Levandovski ka shënuar 21 gola në 17 paraqitjet e tij të fundit për Poloninë. Edhe pse të eliminuar tashmë, ai thekson se duan të fitojnë për tifozët e tyre. “Ne duam të fitojmë për tifozët tanë, të cilët gjithmonë na kanë mbështetur”, tha Robert Levandovski. “Ne nuk donim të dështonim pasi nuk jemi këtu rastësisht”.
Polonia pasi ka zhvilluar seancën e fundit të trajnimit në Sputnik, sot në mëngjes ka fluturuar në Volgograd, përpara takimit me Japoninë. Glik, i cili u dëmtua në shpatull u shpreh: “Unë mendoj se i vetmi person në Poloni i cili besonte se do të fitoja këtë betejë, pra me dëmtimin ishte gruaja ime”, tha ai. “Do të thoja se 80 për qind, falë saj jam këtu. Pas dëmtimit kam udhëtuar rreth 10,000 km për kontrolle të ndryshme mjekësore. Edhe pse rezultatet tona janë zhgënjyese, nuk pendohem fare se jam këtu. Eshtë Kupa e Botës – një ëndërr për çdo lojtar, nuk do ta harroj kurrë këtë përvojë”. Edhe pse e eliminuar për Poloninë sot është një ditë tjetër.

Sicred