KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Japoni, Perandori Akihito feston ditëlindjen, ndërsa lajmëron abdikimin e fronit në 2019
Japoni, Perandori Akihito feston ditëlindjen, ndërsa lajmëron abdikimin e fronit në 2019

Japoni, Perandori Akihito feston ditëlindjen, ndërsa lajmëron abdikimin e fronit në 2019

Perandori i Japonisë, Akihito, ka festuar ditëlindjen e tij të 84-et, duke përshëndetur shtetasit nga ballkoni i pallatit mbretëror dhe ka shprehur përkushtim për ta vazhduar detyrën e tij deri në abdikimin e planifikuar më 30 prill të vitit 2019. “Gjatë ditëve të mbetura, derisa te vazhdoj t’i kryej detyrat e mia si simbol i shtetit, dëshiroj të bëj përgatitje për kalimin e pishtarit në një periudhë tjetër, së bashku me popullin”, tha Perandori Akihito. Ai e mori fronin në janar të vitit 1989, kur ishte 56 vjec, pas vdekjes së babait të tij, Perandorit Hirohito. Djali më i madh i Perandorit Akihito, Princi i Kurorës, Naruhito, 59 vjeçar, më 1 maj të vitit 2019, do të jetë peranadori i ri japonez.

Sicred