KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Japoni, pas përmbytjeve tërmetet godasin vendin
Japoni, shtohen humbjet njerëzore nga përmytjet

Japoni, pas përmbytjeve tërmetet godasin vendin

Pas përmbytjeve të shumta që goditën Japoninë, vendi është tronditur nga në tërmet i fortë me magnitudë prej 6 ballesh. Tërmeti u regjistrua të shtunën në mbrëmje në lindje të vendit dhe u ndje edhe në Tokio, tha Agjencia Meteorologjike. Asnjë paralajmërim për tsunami nuk është lëshuar. Përmbytjet dhe rrëshqitjet e dherave kanë marrë të paktën 60 jetë njerëzish, e kanë lënë dhjetëra të tjerë të zhdukur, në zonat perëndimore të Japonisë. Shumica e viktimave janë regjistruar në Prefekturën e Hiroshimës, e cila është goditur rëndë nga shira të rrëmbyeshëm që prej së enjtes. Qindra shtëpi janë dëmtuar, rreth 1.5 milionë njerëz janë urdhëruar të braktisin shtëpitë e tyre, ndërsa dyfishi i tyre janë këshilluar të largohen. Autoritetet thonë se, me të gjitha gjasat, kjo do të jetë fatkeqësia më e rëndë nga moti që ka parë ndonjëherë Japonia në dekada të tëra. Kryeministri Shinzo Abe tha se autoritetet janë përballur me një “garë kundër kohës”, për të shpëtuar dhe evakuuar njerëzit. Mijëra forca policie, zjarrfikësish dhe ushtarësh po marrin pjesë në operacionet e kërkim-shpëtimit. Disa prej viktimave janë varrosur të gjallë nga rrëshqitjet e dherave. Në qytetin e Motoyamës, rreth 600 km në perëndim të kryeqytetit Tokio, mes mëngjesit të së premtes dhe mëngjesit të së shtunës kanë rënë 583 mm shi, ndërkohë që sipas agjencisë meteorologjike të Japonisë priten të tjera reshje gjatë ditëve të ardhshme.

Sicred