KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Japoni: Çdo vit një festival fetar i çuditshëm

Japoni: Çdo vit një festival fetar i çuditshëm

Në qytetin japonez të Osakes, çdo vit në të njëjtën kohë mbahet një festival fetar i çuditshëm. Njerëzit mblidhen në faltoren e caktuar dhe qeshin aty për 20 minuta pa pushim. Të qeshurat, si në çdo ceremoni tjetër fetare, i drejtojnë udhëheqësit shpirtërorë. Mendohet se kjo traditë sjell më tepër fat dhe gëzim për vitin e ri që po afron. Përveç dobisë shpirtërore, festivali shërben edhe si konkurs për të qeshurat, ku mund të marrë pjesë kushdo. Osaka është qyteti i dytë më i madh në Japoni dhe i famshëm për shfaqjet artistike dhe veprimtaritë e shumta kulturore.

Sicred