KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Japoni, arrin në 100 të vdekur bilanci tragjik i përmbytjeve

Japoni, arrin në 100 të vdekur bilanci tragjik i përmbytjeve

Forcat e shpëtimit vijojnë punën me intensitet për gjetjen e personave të zhdukur në lagjet plotësisht të mbuluara nga balta dhe rrënojat e godinave në perëndim të Japonisë, ku raportohen deri më tani të paktën 100 të vdekur pas reshjeve të dendura. Përballë situatës tejet të rënduar, kryeministri Shinzo Abe vendosi sipas mediave të anulojë turin e vizitave planifikuar të niste të mërkurën në Belgjikë, Francë, Arabi Saudite dhe Egjipt, për t’i dhënë përparësi personave të prekur. Rreth 87 persona kanë vdekur dhe 13 të tjerë ndërruan jetë pas një arresti kardiak apo bllokimi në rrugët e frymëmarrjes. Në qytetin e Kumano-s, e njohur në të gjithë botën për produktet e make up-it, rrëshqitjet masive të dheut kanë marrë përpara shtëpi duke i shndërruar në pirgje druri.

Sicred