KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Janinë, “Koncerti i paqes” në qytetin antik të Dodonës

Janinë, “Koncerti i paqes” në qytetin antik të Dodonës

Promovimi i paqes përmes artit. Me këtë simbolikë e synim, bashkia e Fierit e mbështetur nga Ministria e Kulturës, ka shkuar atje ku të larguarit nga lufta jetojnë me shpresën e së nesërmes. Me qindra refugjatë sirianë, të strehuar në kampin Shën Elena” në rajonin e Epirit, u bënë pjesë e aktivitetit të titulluar ”Një pishtar për paqen”. Në tempullin antik të Dodonës u ngjitën dy tenorët e mirënjohur shqiptarë Josif Gjipali dhe Kastriot Tusha si dhe sopranoja nga Italia Lucia Konte, shoqëruar nga orkestra “Magna Grecia” , nën drejtimin e dirigjentit Piero Romano. Christos Dakaletsis , Kryetari i bashkisë së Dodonës ushpreh kështu: “ Kur terrori kërcënon Europën, ne me anë të këtij koncerti, dërgojmë një mesazh të qartë. Frika nuk e mund dot lirinë, ashtu si terrori nuk e frikëson demokracinë.” Simbolika e kësaj mbrëmje ka transmetuar emocione të forta edhe te vetë tenorët. Tenori i mirënjohur Kastriot Tusha thotë se ata kanë rezervuar një repertor të zgjedhur, për këtë mbrëmje të mrekullueshme.

Sicred