KRYEFAQJA » LAJME » Jamarbri, autik SOT, gjeni NESËR

Jamarbri, autik SOT, gjeni NESËR

Jamarbri është 6 vjeç dhe jo rrallë herë u lexon dhe interpreton bashkëmoshatarëve të tij fabulat e një libri të tërë në kopshtin që frekunton. Për një fëmijë neurotipik, kjo do të ishte një gjë normale. Por në rastin e Jamarbrit që është diagnostikuar me çrregullim të spektrit autik, kjo aftësi konsiderohet gjenialitet. Jamarbri, që simbolizon pa frikë pjesën më të bukur të autizmit, për shkak të një inteligjence që shkon përtej kufijve të moshës së tij, surprizon edhe vetë prindërit. Mami i tij Miranda nuk e ekzagjeron kur për të birin thotë se synon Harwardin. “Njerëzit e shtyrë nga dashamirësia pyesin “si e ke djalin? A është më mirë tani?” dhe unë me një buzëqedhje them: “Ai është gjithmonë mirë, ai ka qënë gjithmonë mirë, por ai është ndryshe, ai koncepton ndryshe, mendon ndryshe, vepron ndryshe, por gjithmonë është duke bërë gjëra, gjëra të cilat unë as që mund ta mendoja që një fëmijë 6 vjeçar mund ti bëjë. Ai është duke aktruar, ai është duke bërë poezi, ai është duke lexuar një informacion mbi ndërtimin e trupit të njeriut, ai është duke mësuar gjuhë të huaja, dhe arrin që një fjalë ta thotë në disa gjuhë, të bëjë dallimin në disa gjuhë të ndryshme” thekson e ëma e Jamarbrit.

Shoqërimin e Jamarabrit në kopësht me një mësuese nuk e priti nga shteti. Nga të ardhurat në familje, ajo ndan një rrogë për shoqëruesen e djalit, Nertilën, e cila e asiston djalin dy orë në ditë në kopësht.“Pa një mësuese mbështetëse, ecuria e një fëmije autik i integruar me fëmijët tipik, është pothuajse e pamundur. Për mua Jamarbri është një eksperiencë e bukur. Është eksperiencë e bukur kur ai është 100% me ty. Ka momente të caktuara kur Jamarbrin nuk e ke 100% për faktin se çdo fëmijë më aftësi të kufizuara intelektuale nuk është i përqëndruar aty 100% gjithmonë. Të duhet shumë herë ta sjellësh në pjesën e punës, ta integrosh në pjesën e tij sociale. Integrimi tyre në ambjentet sociale është pak i vështirë, sepse ata e duan shumë e vetminë” thotë ajo.

Miranda ndihet e lënduar kur flet për shoqërinë, e cila ende sipas saj i mban larg këta fëmijë. Ajo thotë se “publiku e trajton sikur të jetë një sëmundje, një sëmundje shumë e rëndë, një çrregullim mendor gati në përbuzje. A thua se autizmi është një gjë ngjitëse. Sikur të ishte lebër, perceptim i shekullit të 15, si një gjë që duhet ti rrish larg, kaq e tmerrshme. Po! Dhe e has gjithkund”.

Ajo apelon për vëmendje, mirëkuptim dhe mbështetje ndaj çdo kujt që është prind i një fëmije normal: “Nëse je duke udhëtuar në autobuz, dhe fëmija ka një sjellje, atëherë njerzit është më mirë të heshtin dhe kjo është ndihma më e madhe. Nëse je në një kënd lojrash, prindërit nuk duhet ti pengojnë fëmijët të luajnë me fëmijët me çregullim të spektrit autik, përkundrazi, nëse i shtyn ata drejt bashkëveprimit, ka dhënë ndihmesën më të madhe. Në kopësht, ose në shkollë, nëse shoqja apo shoku i bankës e ndihmon atë që të ruajë përqëndrimin dhë të ndjekë mësimin duke e mbajtur afër siç mban afër një shok tipik, kjo do të ishte e përkryer. Prindërit duhet ti stimuojnë fëmijët e tyre të ndërgjegjësohen që në embrion” shtoi Miranda.

Sicred