KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Jaho dhe Pirgu, shkëlqim shqiptar në MET Opera dhe Barcelonë

Jaho dhe Pirgu, shkëlqim shqiptar në MET Opera dhe Barcelonë

Dy artistë shqiptarë po shkëlqejnë në dy prej teatrove më prestigjiozë në botë.

Sopranoja Ermonela Jaho po korr duartrokitjet në Metropolitan Opera në Nju Jork me një prej roleve të saj më të dashura dhe më të luajtura e pikerisht Cio Cio San në Operan Madame Butterfly. Me dy data në muajin shkurt dhe disa gjatë muajit mars sopranoja shqiptare është vënë në qëndër të duartrokitjeve të publikut por edhe të kritikës muzikore njujorkese. Faqja zyrtare e MET Opera shkruan se sopranoja shqiptare u rrit duke shpresuar që një ditë të këndonte Cio Cio San në Madama Butterfly.  Ajo jo vetëm e arriti ënddrrën e saj por roli tashmë është bërë një markë suksesi për Jahon e cila sjell një portretizim të fresket gjatë këtij muaji në skenën e MET Opera gjatë këtij muaji.

Ndërkaq Saimir Pirgu vetëm disa orë më parë ka mbyllur me sukses mishërimin e Romeos në Operan Romeo dhe Zhuljet në Gran Teatre del Liceu në Barcelonë.

Televizioni Euronews i ka kushtuar atij dhe protagonistes ruse në këtë opera një material special, Opera e Charles Gounod rikthehet në Grann Teatro pas 32 vitesh dhe ky produksion vjen në kremtimin e 200 vjetorit te lindjes se kompozitorit romantik francez. Euronews thekson: Tenori shqiptar Saimir Pirgu dhe fituesja e cmimit Operalia Aida Garufallina hipnotizojnë me intepretimin e tyre si dashnorët tragjikë. “Të gjithe vajzat e reja duan të jenë Zhuljeta sepse kuptojnë imazhin e saj – shprehet sopranoja- “ajo është e butë, është e brishtë”. Ndërsa tenori Pirgu thotë: “Ka dicka naive në arien “Je veux vivre”, – është shumë e bukur ta dëgjosh dhe ndonjëherë kur e këndoj atë skenë, është shumë e rëndë emocionalisht për mua sidomos kur këndoj “the laste baisser” puthjen e fundit. Romeo&Juliette do të shfaqet në Gran Teatre del Liceu në Barcelonë me 24-27 shkurt dhe më 2-4 mars.

Sicred