KRYEFAQJA » LAJME » JAHMIR HYKA ZBULON AMERIKËN, FIRMOS PËR 3 VJET
JAHMIR HYKA ZBULON AMERIKËN, FIRMOS PËR 3 VJET

JAHMIR HYKA ZBULON AMERIKËN, FIRMOS PËR 3 VJET

Merkatoja e janarit ka përfshirë disa prej lojtarëve të Kombëtares kuqezi, të cilët janë përfolur për ndërrime klubesh, janë në negociata apo kanë firmosur kontrata të reja. Kështu, pas kalimit të Armando Sadikut tek Lugano, një tjetër futbollist i Kombëtares që luan në Zvicër, mesfushori Jahmir Hyka formalizon një lëvizje të bujshme në karrierën e tij duke u transferuar në kampionatin amerikan të futbollit, që njihet si MLS. Ky kampionat, që në vitet e fundit ka tërhequr shumë yje të futbollit, mes të cilëve disa në vitet e fundit të karrierës, do të jetë edhe ai ku futbollisti i talentuar shqiptar do të shpalosë aftësitë e tij. Ekipi i ri i Jahmir Hykës në MLS, fanellën e të cilit do ta veshë për 3 sezone, quhet San Hoze Ërthkuejks. Mesfushori ka pranuar të largohet nga Lucerna drejt SHBA-së, ku pritet të fitojë rreth 1.5 milionë dollarë për kontratën e re, pra afro gjysmë milionë dollarë në sezon.

Sicred