KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Izraeli sulm ndaj militantëve të Hamasit në Gaza

Izraeli sulm ndaj militantëve të Hamasit në Gaza

Izraeli ka ndërmarrë një nga sulmet e tij më të mëdha ndaj shenjestrave militante të Hamasit në Gaza që nga lufta e vitit 2014. Sipas kryeministrit Benjamin Netanjahu, sulmet ishin në kundërpërgjigje të dhjetra raketave që janë lëshuar ndaj Izraelit. Hamasi bëri të ditur se ishte rënë dakord për një armëpushim, por ndërkohë janë raportuar shkëmbime të vazhdueshme zjarri. Zyrtarët palestinezë të shëndetësisë bënë të ditur se dy persona janë vrarë dhe 12 të tjerë janë plagosur si pasojë e sulmit ajror të ndërmarrë ditën e shtunë ndaj qytetit të Gazës.
Forcat e mbrojtes së Izraelit bënë të ditur se kanë goditur objekte të përdorura nga Hamasi, përfshi edhe zyrat qendrore të një batalioni në Beit Lahia, një kamp trajnimi në Gazën veriore, objekte të ruajtjes së armëve dhe lëshuesve të raketave. – Në konsultim me ministrin e mbrotjejs, shefin e shtabit dhe komandën e lartë të sigurisë së shtetit të Izraelit, ne vendosëm të marrim njkë aksion të fortë ndaj terrorizmit të Hamasit, – u shpreh kryeministri Netanjahu në një video konference. Megjithatë, zyrtarët palestinezë bënë të ditur se tashmë është arritur një armëpushim falë përpjekjeve egjiptiane dhe ndërkombëtare. Izraeli nuk e ka komentuar këtë raportim, por agjencia e lajmeve Rojters citoi një zyrtar të mbrojtjes së Izraelti i cili raportohet të thënë se vetëm faktet në terren do të diktojnë përgjigjen tonë të mëtejshme.

Sicred