KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Publikohen pamjet, Izraeli pranon se ka shkatërruar një reaktor bërthamor në Siri

Publikohen pamjet, Izraeli pranon se ka shkatërruar një reaktor bërthamor në Siri

Ushtria izraelite ka pranuar zyrtarisht se ka shkatërruar një reaktor të dyshuar bërthamor në vitin 2007. Sipas kësaj ushtrie, sulmi ajror në krahinën lindore të Deir al-Zurit kishte eleminuar një kërcënim në rritje ndaj Izraelit dhe gjithë rajonit. Reaktori ishte duke u përfunduar. Izraeli mendohej prej shumë kohësh se ishte përgjegjës për këtë ngjarje, por asnjëherë nuk e kishte pranuar një gjë të tillë më parë. Siria në mënyrë të përsëritur ka mohuar se zona e bombarduar kishte qenë një reaktor bërthamor. Pranimi i këtij fakti nga ushtria izraelite vjen pasi heqjes së një urdhri që ndalonte zyrtarët të diskutonin operacionin në fjalë. Ndërkohë, Agjencia e Energjisë Atomike është shprehur në të shkuarën se zona e bombarduar kishte shumë mundësi të kishte qenë një reaktor bërthamor. Sipas kësaj agjencie, godina ishte ndërtuar me ndihmën e Koresë së Veriut. Siria, e cila i është bashkuar traktatit për ndalimin e përhapjes së armëve bërthamore, e ka mohuar një gjë të tillë.

Sicred