KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Izraeli ndihmon sirianët që largohen nga sulmet e qeverisë

Izraeli ndihmon sirianët që largohen nga sulmet e qeverisë

Izraeli me anë të një operacioni ngriti kampe përgajtë kufirit me Serinë Jugore për ë ndihmuar njerëzit që kanë ikur nga sulmi i rebelve i mbështetur nga Rusia në pjesën e provincës Dara. Lajmi është bërë i ditur nga ushtria izrealite, e cila tha se sulmet në Siri kanë shtuar numrin e sirianve që lënë vendin dhe  i drejtohen kufirit me Izraelin. Shumica e 50,000 sirianëve që kanë ikur nga sulmi i mbështetur nga Rusia në pjesët e provincës Dara, kanë shkuar në drejtim të kufirit me Jordanin. Ministri izraelit i Mbrojtjes, Avigdor Lieberman, tha se shteti hebre do të ofronte ndihma ndërkufitare, por theksoi se ska asnjë dyshim se mund të lejohen familjet e zhvendosura, për të kaluar në sektorin e aneksuar të planit strategjik të Izraelit. “Ne po ndjekim nga afër atë që po ndodh në Siri jugore,” shkroi Lieberman në llogarinë e tij të Tëitter. “Si zakonisht ne do të jemi të gatshëm të ofrojmë të gjitha ndihmat humanitare për gratë dhe fëmijët civilë, por ne nuk do të pranojmë qoftë një refugjat të vetëm sirian në territorin tonë”.

Sicred