KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Izraeli feston 70-vjetorin e themelimit

Izraeli feston 70-vjetorin e themelimit

Izraelitët festojnë 70-vjetorin e themelimit të shtetit të tyre 70 orë deri të shtunën në mbrëmje. Në ceremoninë kryesore në hapje të festimeve në kodrinën Herzl ku ndodhen varrezat e kombit, u ndezën pishtarët. Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu theksoi se pavarësia e Izraelit do të thotë edhe aftësi për vetëmbrojtje. Ai i drejtoi një mesazh vendeve të rajonit. “Dora jonë zgjatet në paqe për të gjithë fqinjët tanë që e duan paqen.” Presidenti i Izraelit, Reuven Rivlin falënderoi “të gjithë banorët e Izraelit dhe miqtë në të gjithë botën”. Sidomos falënderimi vlen për ata që dhanë jetën për ndërtimin dhe të ardhmen e Izraelit, tha ai. Ata kanë paguar “çmimin më të lartë” për vendin e tyre. 70 vjet janë shumë për një jetë njeriu, por shumë shumë pak për një popull. Ai shpreson që Izraeli të rritet edhe më shumë. Si presidenti Rivlin ashtu edhe kryeministri Netanjahu falënderuan presidentin amerikan, Donald Trump për njohjen e Jeruzalemit si kryeqytet të Izraelit në dhjetor. SHBA duan të zhvendosin ambasadën e tyre në Maj në Jeruzalem. Këtë plan e përforcoi edhe njëherë presidenti Trump. “Nuk kemi askund tjetër miq më të mirë”, shkroi Trump duke uruar Netanjahun dhe popullin izraelit për 70-vjetorin e themelimit të shtetit. Por nëse për izraelitët kjo ditë është ditë feste, për fqinjët arabë ajo konsiderohet si katastrofë. Me shpalljen e shtetit të Izraelit, filloi për palestinezët dëbimi dhe largimi i njerëzve nga vendlindja. Prandaj palestinezët protestojnë gjashtë javë deri në maj. Në Rripin e Gazës ka pasur trazira të përgjakshme me disa të vdekur.

Sicred