KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Izrael, zbulohet një qendër prehistorike
Izrael, zbulohet një qendër prehistorike

Izrael, zbulohet një qendër prehistorike

Një qendër e rëndësishme prehistorike që daton prej një gjysmë milionë vitesh u zbulua pranë një autostrade në pjesën qendrore të Izraelit. Sipas autoritetit izraelit te Antikiteteve, punimet e kryera në bashkëpunim me Universitetin e Tel-Aivit kanë zbuluar një industri të pasur guri duke përfshirë veçanërisht qindra gurë stralli. Qendra ndodhet mes qytetit të vogël arab të Jaljulias dhe autostradës 6, që përshkon vendin nga veriu në jug. Sasia e madhe e mjeteve të zbuluara në këto punime jep informacione të rëndësishme mbi mënyrën e jetës së njerëzve prehistorikë në epokën e Paleolitit të Poshtëm. Në Izrael ekzistojnë vetëm dy qendra të kësaj epoke. Objektet e zbuluara sipas autoriteteve, janë të jashtëzakonshme si për nga cilësia e ruajtjes së tyre ashtu dhe për atë që ofrojnë për të mësuar më shumë për këtë kulturë të lashtë.

Sicred