KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Izrael, vdes njeriu më i vjetër në botë

Izrael, vdes njeriu më i vjetër në botë

I mbijetuari i Holokaustit, Jisrael Kristal, i cilësuar nga Rekordet Guinness si burri më i vjetër në botë ndërroi jetë në moshën 113 vjeçare. Ky hebre ka lindur me 15 shtator 1903 në Zarnov, në Poloninë e sotme në atë kohë nën pushtimin rus, tre muaj para se vëllezërit Urajt të kryenin fluturimin e parë në botë me një avion me motor. Kristal kishte dy fëmijë, nëntë nipa dhe mbesa dhe 32 stërnipa dhe stërmbesa. Rekordet Guinness e kanë përcaktuar si burrin më të moshuar në botë në mars 2016. Kristal i kishte mbijetuar Luftës së Parë Botërore dhe kishte jetuar në Lodz, në Poloni, deri në pushtimin nazist më 1939. Ai ishte shpërngulur më pas me familjen e tij në geton e qytetit. Katër vite më pas, ai u dërgua në kampin e përqëndrimit të Aushvicit. Gjatë Holokaustit ai humbi gruan dhe dy fëmijët, por arriti të mbijetonte. Sipas Rekordeve Guinness ai peshonte vetëm 37 kilogramë kur Aleatët çliruan kampin. I vetmi i mbijetuar nga familja e tij, në 1950 Kristal emigroi në Haifa, në veri të Izraelit, me gruan e gruan e dytë dhe fëmijët. Ai aty ngriti një pastiçeri të suksesshme deri sa doli në pension.

Sicred