KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Izrael, mozaik i periudhës romake
Izrael, mozaik i periudhës romake

Izrael, mozaik i periudhës romake

Një grup arkeologësh izraelitë prezantuan një mozaik të rrallë që daton nga periudha romake, i zbuluar në portin antik të Cezaresë në veri të Izraelit. Ky mozaik daton në shekullin II dhe të III pas Krishtit tre metra i gjysmë i gjerë dhe me një gjatësi tetë metra, sipas Autoritetit Izraelit të Antikiteteve. “Ky është një mozaik i një cilësie të spikatur dhe me ngjyra ku shquhen tre personazhe, burra të pasur të veshur me tunikë me mëngë të shkurtra, ku njëri është me pamje ballore dhe dy të tjerët në profil. “Mozaikë të të njëjtit lloj gjenden vetëm në Qipro dhe në veri të Sirisë.
Cezarea shtrihet 50 kilometra larg nga Tel-Avivi në brigjet e Mesdheut dhe u themelua 2030 vite më parë nga Herodi i Madh, një mbret i emëruar nga romakët. Cezarea ka qenë një nga qendrat kryesore romake të rajonit deri në periudhën e kryeqëzatave. Aktualisht, rrënojat e qytetit tërheqin një numër të madh turistësh. Aty organizohen rregullisht  koncerte në një teatër romak.

Sicred